Futboll

Calé mbete, te Gjilani vije edhe Qëndrim Ismajli

Gjilani ka nisur të marrë ngjyrë. Ekipi kuqebardhë pas ardhjes së pronarëve të rinj, kanë filluar të sigurojnë shërbimet e disa futbollistëve cilësore.

Te Gjilani kanë nisur të riorganizojnë ekipin dhe Gazeta Arena ka mësuar ekskluzivisht se ka arritur vazhdimin e kontratës me brazilianin Elton Cale dhe kanë ofruar në radhët e veta futbollistin, Qendrim Ismajli.

Anësori brazilian ishte si lojtarë i lirë nga përfundimi i sezonit të kaluar dhe tani pas ardhjes se pronarëve të rinj ka arritur të firmos kontratën e re. Derisa Ismajli ishte pjesë e Flamurtarit në Ligën e Parë, duke qenë pika kyqe në vijën e fundit gjatë tërë edicionit, kurse nga sezoni i ri 24-vjeçari do ta veshë fanellën e kuqebardhëve.

You Might Also Like