Gjilan

Me punë vullnetare, bashkëatdhetari Edon Syla ndihmon komunitetin

Bashkatdhetarët tanë gjithmonë kanë qenë të gatshëm t’a ndihmojnë vendlindjen e një gjë e tillë ka ndodhur edhe në njërën nga lagjet e fshatit Bresalc të Gjilanit, ku falë bashkatdhetarit tonë Edon Syla është arritur që me buldozerë të bëhet rihapja e rrugës, e cila është më se e domosdoshme për fëmijët që këtë të premte do të nisin mësimin.

Siç ka theksuar Edon Syla, sot është bërë rihapja e kësaj rruge në gjatësi prej 200 metrave. Ai ka thënë se edhe pse jeton jashtë vendit ai është pjesë e nismës për lehtësimin e kësaj lagje, të lagjes Bukaj dhe ka shtuar se është i gatshëm që në çdo mënyrë t’i ndihmojë vendlindjes.

“Këto punë më bëjnë të lumtur, ngase në këtë mënyrë fëmijët më lehtë do të shkojnë në shkollë”, ka thënë bamirësi Edon Syla./kryelajmi.com/.

You Might Also Like