Injorim i vazhdueshëm e z. Hyseni ndaj avarisë në proceset arsimore në Gjilan
Komisioni për Arsim i Degës së LDK-së në Gjilan, ka mbajtur konferencë për media të shtunën, ku qëndimet i ka paraqitur para publikut kryetarja e këtij Komisioni, Afërdita Balaj.
Komisioni për Arsim i LDK-së, do të kishte dëshirë që për këtë fillimvit shkollor të flas për punët e mira të qeverisjes komunale në arsim por, fatkeqësisht, përpos;
-Tendencave për të rehatuar nëpër vende pune militantët e tyre, familjarët e zyrtarëve më të lartë të qeverisjes -Selektimin dhe koncentrimin e investimeve në ato shkolla ku sapo kanë zgjedhur drejtorët pa përvojë menagjeriale, tjeter nuk po mund të veçojmë nga kjo qeverisje.
Përveç kësaj, patëm pritje për një fillim të mbarë pa greva, por Ministria e Arsimit me vendimin e ri për shpërndarjen e teksteve, fillimin e këtij viti e ka komplikuar ma shumë se sa grevat e viteve të kaluara.
Ndjejmë keqardhjen për situatën në të cilen MASHT i ka sjellur nxënësit, prindërit si dhe gjithë faktorët relavantë më procesin mësimor.
E më keqja e kësaj është se i pari i komunës z. Hyseni, i cili injoron në tërësi këtë avari të krijuar, duke heshtur e mos thën asnjë fjalë për kët situatë, duke lënë të nënkuptohet se nuk ndjen aspak përgjegjësi nga vendimet e kolegëve të tij në nivelin qendror, pavarësisht se ato vendime prekin edhe qytetarët e komunës të tij të cilët i kan dhën besimin përmes votës së tyre.
I kujtojmë z. Hyseni se injorimi ndaj ndjenjave dhe nevojave të të tjerëve mund të dëmtojë marrëdhëniet dhe të shkaktojë tensione.
Komisioni për Arsim i LDK- së është shumë i bindur se vendimi i MASHT do të paraqes shumë probleme në mbarëvajtjen e mësimit për kohë të gjatë, duke i kufizuar mësimdhënsit në zbatimin e planprogramit sepse ata do të ballafaqohen me mungesë të teksteve të nxënësve dhe, shumë mangësi tjera të cilat do të shfaqen në implementimin e këtij vendimi, për ta lënduar fort cilësin në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Dukuri tjetër që na bie në sy është tendenca e z. Hyseni që t’i përvetësojë projektet e efiçiencës për institucionet shkollore të nënshkruar nga kryetari Haziri.
Marrëveshjen për projektin e Efiçiencës në shkollën Abaz Ajeti, e ka nënshkruar në Dhjetor të vitit 2020, kryetari Lutfi Haziri. Ai projekt po përfundon tani në atë shkollë e ne veç
dëshirojmë gjithë stafit të asaj shkolle sukses në vazhdimësi. Kur jemi këtu, i bëjm thirrje atij që të fillojë sa më shpejt projektin për Efiqiencë edhe në shkollën ” Liria “në Pogragjë. Nuk ka nevojë me vonue se qytetarët e din se kush është përkujdes për kët projekt.
Qeverisja e VV në Gjilan, përkundër premtimeve për stabilizimin e normave mësimore, ajo veç sa ka shtuar numrin e normave jashtë standardeve që përcakton ligji, duke arritur tani në 77 mësimdhënës më shumë se që i takon komunës tonë për kokë nxënësi, duke dëmtuar buxhetin komunal. Kjo për shkak se, përkundër deklarimeve se nuk shpallim vende të lira në arsim pa sistemuar mësimdhënsit që janë në sistem me gjysmë norme, ata vazhdojnë të shpallin konkurse pa pasur nevojë dhe, kështu rrisin numrin e mësimdhënsëve në sistem duke destabilizuar normat mësimore.
Keqpërdorimet në konkurse po vazhdojnë. Sot po themi se po vazhdon shkelja e udhëzimeve administrative dhe perzirje e kompetencave në komisione nga i pari i komunës, i cili vendos në prioritetet e punësimit, sidomos kandidatët e familjarëve të zyrtarëve më të lartë të kësaj qeverie, duke lënë pas dore ata për të cilët thoshin se – ata që skan të punësuar ne familje do tu japim përparësi. E pikërisht kjo kategori tani po pësojnë me se keqi.
Qysh në javën e parë të mësimit po shënohen mungesa të mëdha të mësimdhënsëve. Kjo për shkak se DKA e ka vonuar zgjidhjen e procedurave të rekrutimit përmes konkursit, të cilin e ka hapur me shumë vonës dhe si pasojë këto mungesa do të vazhdojnë s’paku edhe për tri javë dhe për këtë kohë nxënësit do të humbin mësim pa fajin e tyre, e karshi kësaj situate prapë vazhdon Injoranca e z. Hyseni, i cili sillet sikur asgjë nuk po ndodhë. Ai është i pari i qeverisë komunale dhe përgjegjësia i adresohet atij edhe nëse ngecjet janë nëpër drejtori komunale.
Komisioni për Arsim i LDK-së Gjilan