Viti

Kuvendi Komunal mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt u shqyrtuan dhe u miratuan disa vendime me rendesi

Kuvendi Komunal mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt u shqyrtuan dhe u miratuan disa vendime me rendesi

Kuvendi komunal i Vitisë, mbajti sot seancën e nëntë të rregullt, ku ka shqyrtuar dhe miratuar disa propozim vendime dhe janë dhënë disa informata rreth subvencioneve në DKRS, gjithashtu për fillim vitin shkollor etj. Ndërkohë, kuvendarët fillimisht parashtruan një varg pyetjesh jashtë rendit të ditës, për të cilat u përgjigjen kryetari i komunës Sokol Haliti si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Pas diskutimeve që u bënë në fillim, kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi hodhi në votim rendin e ditës dhe procesverbalin nga mbledhja e kaluar e KK-së.
Më pas, si pikë e parë u prezantuan edhe Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator 2023. Berat Zuka, zyrtar financiar i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, tha se gjatë periudhës janar — shtator 2023 janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlere prej 1.097.399.25€, ndërkohë që shkalla duke u bazuar në planifikimin vjetor është 104.23 %, ndërsa, krahasuar me të hyrat për periudhën janar — shtator te vitit 2022, të hyrat e sivjetme janë më të larta për 256.455.26 euro. Buxheti i Alokuar për periudhën janar — shtator te vitit 2023 nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë: 12.781 946 euro, ndërsa shpenzimet janë: 11.016.594 €. Shkalla e ekzekutimit te buxhetit për periudhën janar- shtator 2023 është 86.19% në krahasim me Alokimet për të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike.
Kuvendi në këtë seancë ka shqyrtuar dhe votuar edhe këto propozim vendime: Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës kompanisë KEDS J.S.C për vendosjen e trafove elektrike. Pastaj, propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshme publik. Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit me Nr.01-110/05-993, të datës 28.07.2023, për aprovimin e buxhetit të participuar nga fermerët përfitues.
Gjithashtu në këtë mbledhje këshilltarët u informuan rreth ndarjes së subvencioneve në DKRS-së gjate vitit 2023 dhe si dhe rreth fillim vitit shkollor 2023/2024. Poashtu nga Drejtoria për Bujqësi e Pylltari, u prezantua një raport nga komisioni për vlerësimin e dëmeve të fatkeqësive natyrore për fermer.Aziz Zuka

You Might Also Like