Pozharan, ndahet nga jeta ish- profesoresha Magbule Bllaca Syla
Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë, ish-profesoresha nga Pozherani, Magbule Bllaca Syla, në moshën 66-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të saj të premten, duke njoftuar se ceremonia e varrimit bëhet nesër në varrezat e qytezes se Pozharanit, në ora 14:00.
Magbule Bllaca Syla, ishte mësimdhënëse e kimisë në shkollat e Vitisë, dhe ka dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e arsimit në këtë komunë. Në nderim të jetës dhe veprës së saj, në shkollën e mesme „Kongresi i Manastirit“, Pozharan, do të mbahet një mbledhje komemorative me fillim nga ora 10:00. Ne nje njohtim te drejtoride se shkolles veq tjerash thuhet:
„Drejtoria e shkollės i shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën profesoreshën! Shkolla “Kongresi i Mansatirit” (ku punoi e ndjera) mbanë mbledhje komemorative nga ora 10:00 për nderë të 38 viteve punë si profesoreshë e lëndës së Kimisë“, thuhet në njoftimin e shkollës. Aziz Zuka