Shkruan: Ismet Sylejmani
Pas përfundimit të luftës së UÇK-së, e cila u ndihmua nga NATO dhe aleati ynë i madh Shtetet e Bashkuara të Amerikës-SHBA, dhe pas çlirimit më 12 Qershor 1999 të Kosovës nga Serbia pushtuese, Lëvizja Popullore e Kosovës – LPK nuk e ndali aktivitetin e saj!
Lëvizja Popullore e Kosovës – LPK, në vitin 2000 themeloi Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – UÇPMB-në, e cila derdhi gjak, bëri luftë të madhe dhe ngriti në një stad tjetër gjendjen e popullit shqiptar në trojet e veta stërgjyshore në Luginë të Preshevës!
Lëvizja Popullore e Kosovës – LPK, themeloi me 2001 Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut, e cila bëri luftë heroike e çlirimtare, që përfundoi me Marrveshjen e Ohrit dhe e bëri edhe de jure zot të fateve të veta popullin shqiptar në IRJ të Maqedonisë!
Lëvizja Popullore e Kosovës – LPK, thirri të gjitha partitë politike dhe organizoi në Gjilan, tubimin më të madh e gjithëpopullor më 31 Mars 2000, në nderim të 19 vjetorit të ngjarjeve të mëdha e të lavdishme të vitit 1981!
Lëvizja Popullore e Kosovës – LPK, thirri të gjitha partitë politike dhe organizoi në Gjilan, tubimin e madh gjithëpopullor me 31 Maj 2001, në nderim të ardhjes në Kosovë të Fuqisë Planetare – Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Ismet Sylejmani,
Gjilan, 17 Janar 2023!
P.S : pjesë nga fjalimi i mbajtur në Gjilan, në tubimin e organizuar nga SHOQËRIA “LËVIZJA”!
Lexoni më tepër nga ky autor….