Muzikë

AKV Gjilani shkëlqeu në Rahovec

Ka përfunduar festivali i këngës popullore në qytetin e Rahovecit, Ansambli “Gjilani”, ishte pjesëmarrë me programin e tyre artistik shkruan Radio Star.

Në këtë festival Ansambli “Gjilani”, ka rrëmbyer disa çmime si Çmimi i dytë, Orkestra më e mirë si dhe Solisti më i mirë.

Shkrimi i plotë:

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” në festivalin e këngës popullore
“N’konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe – 2023” nga juria profesionale u shpërblye me tre (3) çmime:
– Çmimit të dytë,
– Okestra më e mirë dhe
– Solisti më i mirë – Adnan Leka

AKV ” Gjilani” në këtë festival u paraqit me këngë popullore me këngëtarët :Qemajl Musliu, Lumturie Shabani, Adnan Leka, Elona Sadiku, Eroll Ahmeti, Afrim Haziri, Finesa Selimi, Gramos Daku, Dea Shabani në përcjellje nga orkestra profesionale me udhëheqës artistik Murat Ismajli dhe aranzhuesin profesional prof. Burhan Azizi.

Në emër te Ansamblit falënderojmë organizatorët dhe drejtorin e festivalit Prof. Naser Dula për bujarinë dhe pritjen e jashtëzakonshme.

Urime të gjithë antarëve të AKV “Gjilani “ dhe gjithë fituesëve të ansambleve të tjera pjesëmarrëse.

You Might Also Like