Në nderim të Ditës së Flamurit, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është mbajtur një turne në volejboll, në të cilin kanë marrë pjesë dy ekipe të pedagogëve të edukimit fizik dhe sportit dhe dy ekipe nga nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, djem e vajza.
Vlen të theksohet se në mesin e këtyre ekipeve, pati edhe ish-volejbollist të njohur, që kanë dhënë shumë për sportin kosovar.
Garat janë organizuar në formë turneu dhe në fund fitues doli ekipi nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, lojtarë të cilët edhe më tej mbajnë epitetin e ekipit më të mirë të volejbollit në Sportin Shkollor.
Afrim Selimi, kryetar i pedagogëve sportivë në Komunën e Gjilanit, ka falënderuar drejtorinë e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe të gjithë ata që kontribuojnë për sportin.
Organizatori në fund i ka shpërblyer më të mirët me mirënjohje dhe me kupë.