ARSIMI

Shkolla e Mesme e Mjeksisë “Asllan Elezi” organizoi program festiv për nder të Ditës së Flamurit

Nxënësit e shkollës së mjekësisë “Asllan Elezi”, në mënyrë solemne, sot, kanë mbajtur një program të pasur festiv për nder të 111 vjetorit të shpalljes së pavarsisë së Shqiprisë, 115 vjetorit të njësimit të alfabetit të Gjuhës Shqipe në Kongresin e Manastirit dhe 26 vjetorin e daljes në skenë të trimave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin Adem Jashari.

Në këtë program të pasur artistik, u theksua se as këngët, as romanet e shumta, nuk mund ta përshkruajnë kontributin e heronjëve tanë për lirinë e atdheut. Ndër të tjera në vazhdim u theksua se heronjët kanë vetëm ditëlindje sepse ata janë të pavdekshëm dhe si të tillë janë të pranishëm gjithmonë në mendjet tona – në festat e gëzimet tona.

Drejtori i kësaj shkolle, Shaban Tërstena, në këtë përkujtim të festave të nëntorit, ka theksuar se ky është muaji i flamurit e heronjve tanë të cilët me gjakun e tyre kanë bërë që ne ti përkujtojmë ata në mënyrë sublime, poashtu drejtori Terstena ka uruar nxënësit për këtë manifestim. Programi u organizua nga Klubi Letrar i kësaj shkolle “Esat Mekuli”, nën përkujdesjen e profesoreshës së Gjuhës Shqipe, Makfire Ismajli Kurteshi dhe profesorit Arben Bislimi.

Në këtë program u recituan shumë poezi, poashtu u u interpretuan shumë këngë e valle të cilat sollën emocione të veqanta tek të pranishmit. Për kujdesin e moderimit të programit u kujdes profesoresha, Makfire Ismajli Kurteshi sëbashku me nxënsen e kësaj shkolle Meli Halili. E veqanta e këtij program ishin vizatimet e dy nxënsve me ‘sindromën down’Besnik Aliu e Shpend Uruqi.

You Might Also Like