Futboll

Presidenti i FC Drita, Valon Murseli ka besim të plotë te drejtorët dhe drejtuesit tjerë

Valon Murseli, njëri nga presidentët e FC Drita, përmes një postimi në facebook ka bërë me dije se ka besim të plotë të drejtorët Feti Murseli, Valon Zymber dhe drejtuesit e tjerë të FC Ilaz Shkodra, Jetmir Salihu e Fatos Ramadani.

FC Drita në mbrëmjen e të hënës i ka ndarë rrugët me kryetrajnerin Akis Vavalis, por presidenti Valon Murseli ka derdhur kritika në adresë të atyre që mëtojnë që për individë të bëjnë bojkot, ngase siç ka thënë ai, në atë mënyrë nuk duhet klubi i zemrës.

Ja postimi i plotë i presidentit Valon Murseli:

Të bësh bojkot për individë e tregon që nuk e do klubin e zemrës. Për ta ditur të gjithë: Feti Murseli, Ilaz Shkodra, Valon Zymberi, Jetmir Salihu dhe Fatos Ramadani janë = Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli. Drita do të rikthehet më e fortë./kryelajmi.com/

You Might Also Like