Gjilan

Kryetari Hyseni prezanton projektin e rrugës “Hamdi Kurteshi”, kosto 2.4 milionë euro

Gjilan, 22 janar 2024 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në kuadër të prezantimit  të projekteve me moton “7 javë, 7 projekte”, ka publikuar projektin e radhës të zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi”, e cila kap koston e 2.4 milionë eurove.

“Tashmë e kontraktuar. Punimet do të rifillojnë sapo të krijohen kushtet atmosferike.  Njëra nga rrugët më të frekuentuara dhe më të rëndësishme për hyrje-dalje nga Gjilani.

– Rrugë katër korsi;

– Trotuar në dy anët e rrugës;

– Shteg për biçikleta;

– Infrastrukturë nëntokësore (përfshirë edhe zhvendosjen e kabllove elektrike në kanale nëntokësore).

Bashkë me Kryeministrin Kurti me 1 dhjetor 2023, kemi vënë gurthemelin e këtij projekti. Punimet pritet të përfundohen brenda vitit 2024!”, ka theksuar kreu i Gjilanit.

Për më shumë, më poshtë e keni linkun:

https://www.facebook.com/albanhysenilvv/videos/1410466933230803​

You Might Also Like