Gjilan

Ilmi Mustafa me dinjitet kujton shokun e tij – dëshmorin e kombit Reshat Ymerin

I

Anëtari i kryesisë së AAK-së, dega në Gjilan e Diasporë poashtu afarist i njohur në shtetin e Gjermanisë, Ilmi Mustafa, ka përkujtuar dëshmorin e kombit e shokun e tij, Reshat Ymerin, në 34 vjetorin e rënies si tij.

Shteti i Serbisë me shekuj të tërë nuk u ndal asnjëherë duke shtypur shqiptarët – duke i vrarë, masakruar e duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre me të vetmin qëllim që të bën zhdukejn e tyre, por një gjë të tillë nuk ia arriti pasiqë kësaj toke e këtij vendi i dolën ‘zot’ trima, heronjë e dëshmorë, duke dhënë edhe jetën që një ditë ky popull të jeton i lirë e i pavarur.

Në vitin 1990, kur shteti i Serbisë gjithçka po supirmonte, po helmonte nxënësit. po largonte puntorët nga vendet e tyre të punës nën masa të rrepta të forcave policore e ushtarake, populli po ngrihej në protesta për të drejtat e tyre elementare, e njëri ndër ta ishte edhe i riu vetëm 21 vjeçar Reshat Ymeri, i cili me 29 janar 1990 me gjakun e tij ujiti tokën e Kosovës për të shtrejtën liri duke ra në altarin e lirisë.

Njëri ndër shokët e tij të ngushtë, i cili e kishte shok të klasës dhe fqinjë dhe po ndante rininë sëbashku e po thurrnin ardhmërinë e jetës së tyre e të Kosovës ishte edhe Ilmi Mustafa, tani një afarist i njohur në shtetin e Gjermanisë, njëherit edhe anëtar i kryesisë së AAK-në Gjermani e në Gjilan.

Me shumë krenari e nostalgj, Mustafa, kujton veprën e shokut të tij, Reshat Ymeri.

“Po bëhen 34 vjetë nga ndarja e Reshatit nga familja, shokët e ideali i tij, i cili e deshti lirinë më shumë se të gjithë.
Reshati ishte një djal shumë i zgjuar, e kam pasur shokë të klasës, jemi rritur sëbashku pasiqë kemi qenë edhe fqinjë edhe shokë të ngushtë, Reshati ka pasur zemër të madhe, edhe pse kishte vetëm 21 pranvera ai në asnjë moment nuk hetizonte të ishte i pari në rradhët e demostratave për të drejtat e popullit shqiptarë. Ai ishte sy pa trembur dhe shpesh thoshte, “A ka ma mirë se me vdekë për popullin shqiptarë”, dhe pikërisht me 29 Janar të vitit 1990, afër shkollave të mesme në Gjilan një plumb i forcave policore e ushtarake serbebe godet Reshatin duke rënë dëshmorë për të mos vdekur kurrë”, kujton me shumë respekt shoku i Reshatit, Ilmi Mustafa.

Shqiptarët gjithmonë kanë kërkuar të drejtat e tyre në mënyrë demokratike, por shteti Serb këto të drejta i ka shtypur me forcë, burgosje e vrasje ndaj popullatës.

Ilmi Mustafa sot pas 34 vitesh tregon momentin e rëniës së dëshmorit Reshat Ymeri dhe varrimin e tij.
“Ishin demostrata të mëdha, forcat policore e ushtarake gjuanin nga katër anët me gaz lotësjellës e plumba, filluam të shpërndahemi nga të gjitha anët dhe një plumb vdekjeprurës e godet shokun tonë Reshat Ymerin, ishte dhimbje e madhe, forcat policore e ushtarake nuk na lejonin në varrimin e tij por megjithatë arritëm të jemi në momentet e fundit të nderit të jemi në varrim me shumë sakrifica. Ndjehem krenar që kisha një shokë të tillë. I qoftë i lehtë dheu i tokës së Kosovës”, kujton Ilmi Mustafa.

Shoqata e familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dega në Gjilan, me rastin e 34 vjetorit të rënies së Dëshmorit të Kombit, Reshat Ymeri, me 29 Janar, në varrezat e dëshmorëve në Gjilan do të bëjnë homazhe duke filluar nga ora 11:00.

You Might Also Like