Futboll

Mësohet se Muharrem Jashari e Hajdin Salihu mund të transferohen LNZ Cherkasy i Ukrainës

Mediat kosovare kanë bërë të ditur se Muharrem Jashari,  mesfushor dhe Hajdin Abazi,  qendërmbrojtës i Dritës kanë ndërruar mjedis dhe mund të cilësohen si lojtarë të ekipit ukrainas LNZ Cherkasy.

Thuhet se në këtë rast FC Drita do të përfitonte rreth 400 mijë euro me transferimin e këtyre lojtarëve

Bile rreth transferimit të Hajdin Salihut janë dhënë edhe detaje ekskluzive nga transferimi i këtij lojtari.

Është thënë se skuadra ukrainase ka arritur marrëveshje me Dritën, që është në përgatitje në Antalia në Turiq, për huazimin e lojtarit  me të drejtë blerje të qendërmbrojtësit.

Nga kjo marrëveshje klubi gjilanas fillimisht do të përfitojë 60 mijë euro.

Por, nëse LNZ Cherkasy vendos të blejë kartonin e Salihut në fund të sezonit, atëherë duhet të paguajë edhe 240 mijë euro të tjera në arkat e bardhekaltërve.

LNZ Cherkasy luan në Premier Ligën e Ukrainës dhe për  momentin gjindet në pozitën e dhjetë në tabelë.

You Might Also Like