Fahredin Bejtullahu njeriu i cili një jetë ia kushtoi futbollit
Në mesin e shumë futbollistëve në mbrëmjen të cilën e organizoi Komuna e Gjilanit, ishte edhe Fahredin Bejtullahu, i cili i përcolli
të gjitha kategoritë e futbollit dhe atëherë kur u desht të vazhdonte karierën e ndërpreu atë për shkaqe familjare.
Bejtullahu i cili jeton e punon në Francë, asnjëherë nuk ju nda futbollit, ai tani në Federatën e Futbollit të Francës është si kordinator
i trajnerve të futbollit dhe Shkollave të Futbollit të këtij shteti.
I lumtur që ishte në mesin e të ftuarve në mesin e shumë ish- bashkëlojtarve, Fahredin Bejtullahu, ka theksuar se ishte një natë
me plot nostalgji.
“Ishte një natë me shumë bashkëlojtarë të mi, një natë me shumë figura të mëdha të futbollit Gjilnas, e cila na kishte munguar prej shumë kohësh.
Jam shumë i nderuar që i përkas këtyre legjendave të gjalla të futbollit, ata kanë mbajtur gjallë futbollin në shumë periudha duke sakrifikuar edhe jetën e tyre. Nga zemra cdo futbollist e përshëndes, duke ju uruar të gjitha të mirat e tyre në jetën e përditshme”.
Fahredin Bejtullahu ishte detyruar të migron në shtetin e Francës, pasiqë gjatë viteve të 90 policia Serbe e kërkonte për aktivitetet
e tija si sportive poashtu edhe kombëtare.