Futboll

Gjilani mposhtet në fushë të vet nga Malisheva

Gjilani është mposhtur në fushë të vet nga Malisheva edhe atë me rezultat 2:3, në një ndeshje tejet interesante, ku në fund më shumë fat pati Malisheva, e cila ishte  më konkrete.

Fillimi ishte shumë i mirë, ngase që në minutën e gjashtë, pas harkimit nga Calé nga e majta, Jaroviq me kokë shënoi nga afërsia.

Nuk vonoi shumë dhe pas një aksioni të ndërtuar mirë, Malisheva ia arriti që të barazojë nëpërmjet Hazrollajt e i njëjti lojtar shënoi edhe në minutën 39, për të shkuar ekipet në pushim me rezultat 1:2.

Në pjesën e dytë, Gjilani bëri shumë përpjekje për të shënuar dhe ia arriti të bëjë një gjë të tillë në minutën 79.

Dhe kur Gjilani kishte rast të artë për të shënuar në minutën 86, i tërë ekipi mbeti para, përfshirë aty edhe mbrojtësin e majtë Ismajli, i cili gjuajti drejt n portierin dhe në aksionin vijues, mu në atë anë u organizua aksioni i Malishevës, që përfundoi me gol nga Hazrollaj, që përfundoi me rezultat 2:3./kryelajmi.com/.

You Might Also Like