Në xhiron e 25-të FC DRITA zhvillon ndeshjen në udhëtim me FC Feronikeli 74, nesër, e enjte.
Para mediave folën kryetrajneri Zekririja Ramadani dhe portieri, Faton Maloku.
Trajneri Ramadani tha se na pret një ndeshje me një skuadër me karakter luftarak.
“Nesër përballemi me një skuadër me një mentalitet luftarak, me një mentalitet që vet trajneri e ka imponu te futbollistët dhe e kam parë në ndeshjet e fundit që me të vërtetë japin shumë, luftojnë shumë në fushë dhe kanë një kompaktësi. Unë gjithmonë mbështetem te kualiteti i futbollistëve të mi, te kualiteti i kolektivit. Po e shoh dëshirën për të dhënë maksimumin nga secili futbollist në stërvitje ashtu edhe në ndeshje”, ka thënë trajneri ynë.
Ndërsa, futbollisti Faton Maloku tha se janë përgatitur në aspektin taktik dhe psikologjik, sepse pozita e kundërshtarit të nesërm në tabelë nuk është aspak reale.
“Nesër ndeshemi me Feronikelin. Ne jemi përgatitur për aq kohë sa kemi pasur për këtë ndeshje. Jemi përgatitur në mënyrën taktike dhe psiqike më shumë. E dim që kemi të bëjmë me një skuadër më të fortë, kshtu nuk e tregon edhe tabela ku janë. Mirëpo, unë mund të flas për ekipin tonë, kemi shumë kualitet dhe suhet ta tregojmë atë kualitet pa marrë parasysh se me kë luajmë. Çdo ndeshje është finale për ne, sepse na duhen tre pikët kështu që do të mundohemi t’i qasemi lojës me seeiozitet maksimal që të marrim tre pikëshin”, u shpreh me këmbëngulje gardiani ynë Maloku.
Kurse, kryetrajneri Zekirija Ramadani tha se janë të fokusuar në ndeshjet tona dhe jo tek rezultatet e rivalëvëve.
” Do të mundohemi që mos sukseset e rivalëve tanë të mos i transformojmë te futbollistët tanë, sepse nëse vetëm ne arrijmë të menaxhojmë presionin e rezultateve. Është shumë më e lehtë për futbollistët, për ta është ndeshja e radhës dhe ju takon te japin maksimumin dhe të arrijmë objektivin tonë dhe jo t’i gëzohemi rezultateve të rivalëve tanë. Nëse ne arrijmë të marrim kreun do t’i gëzohemi arritjes sonë, jo t’i gëzohemi dështimit të tjetrit”, deklaron Ramadani.
Trajneri njofton se nesër FC DRITA udhëton e kompletuar pasi nuk ka asnjë mungesë, as suspendim apo lëndimë, përveç Florian Smakiqit.
Ndeshja FC Feronikeli 74 – FC DRITA zhvillohet neser, e enjte ora 13:00 në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.