Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, pas ndeshjes është shprehur i dëshpëruar me humbjen ndaj Gjilanit.
“Në futboll nëse nuk shënon e pëson, neve na ndodhi kjo sot. Kur i ke shanset duhet t’i shfrytëzosh sa më mirë, por ne nuk i shfrytëzuam ato dhe kjo ndikoi në humbjen tonë”, deklaroi trajneri i Prishtines për “ArtMotion”.
Prishtina u mposht me rezultatin 3:1 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.