Futboll

Drita e mposhti vetëveten, Prishtina në finale

Një autogol në vazhdimin e dytë të ndeshjes i ka dhënë finalen Prishtinës, e cila do të përballet me Ballkanin për trofeun e dytë më të vlefshëm në Kosovë.

Prishtina nuk është se tregoi diçka edhe pse kaloi në finale, pos as Drita nuk pati paraqitje të mirë, andaj në mesin e dy ekipeve të dobëta shkoi njëra prej tyre,

Drita dhe Prishtina kanë patur një paraqitje të zbehtë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Futboll, ndeshje kjo që në kohën e rregullt ka përfunduar me rezultat të bardhë 0:0.

Pjesëloja e parë e kësaj ndeshje ka qenë më e mirë dhe më me shumë raste, derisa pjesëloja e dytë ishte shumë e dobët, pa raste të mira shënimi dhe pa ndonjë aksion që ia ka vlejtur të veçohet.

Prishtina që në nismë të ndeshjes ka patur mundësi që të shënojë edhe atë në minutën e tretë, por Faton Maloku e më pas edhe Mesa shpëtuan gol të sigurt, kur nxorën topin nga vija e portës, kur pas goditjes së Hamitit, topin me kokë e devijoi Hasan Hyseni.

Në minutën 27 për Dritën ka provuar Blerim Krasniqi, që ka gjuajtur bukur në këndin e poshtëm të majtë, por Nika ia doli që të ndalë gjuajtjen e tij.

Rastin e vetëm në pjesëojën e dytë e ka patur Drita në minutën 57, kur pasi është shërbyer nga Dabiqaj, Obioha ka patur rast shumë të mirë shënimi, por Nika ka pritur gjuajtjen e tij.

Të dy trajnerët kanë bërë zëvendësime, por as ato nuk sollën diç të re, andaj ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë dhe shkoi në vazhdime.

Në vazhdimin e dytë, pas një harkimi nga këndi, Dabiqaj me kokë e ka futur topin në portën e vet dhe Prishtina ka kaluar në epërsi me 0:1.

Kjo është një humbje e hidhur për Dritën, të cilës i mbetet që të luftojë në kampionat./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like