Futboll

Rama: Lëndimet na i prishën konceptet

 

Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Drenicës Fadil Rama, i cili tha se skuadra e tij ishte përgatitur taktikisht që të përqendroheshin më shumë në mbrojtje.

“Që në fillim e kemi ditur se si Drita do t’i qaset kësaj ndeshjeje dhe qëllimi i tyre ka qenë vetëm fitorja. Ndërsa ne kemi tentuar me një vendosje taktike të përqendrohemi në mbrojtje dhe të rrezikonim kundërshtarin me kundërsulme”, tha Rama që shtoi se në pjesëlojën e dytë shkaku i disa lëndimeve u desh që të ndërrojë gjithçka.

You Might Also Like