Gjilan

VV e Gjilanit pret bashkëatdhetarët

Me pjesëmarrje të madhe, sot, në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, ka pritur bashkatdhetarët tanë.

Alban Hyseni, si kryetar i qendrës së Lëvizjes në Gjilan dhe kryetar i Komunës, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Kamenicës, deputetë, asambleistë e drejtorë, ka pritur dhe bashkëbiseduar me mërgimtarët tanë.

“Bashkë për ndryshimet që synojmë dhe për të cilat kemi nevojë. Së bashku në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit si shoqëri dhe si shtet”, ka thënë ai.

You Might Also Like