Gjilan

Valentina Bunjaku – Rexhepi rizgjedhet kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së- Dega Gjilan

 
 
Sot u mbajt Kuvendi i XIII-të Zgjedhor i Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, kuvend që me mirënjohje e mirëbesim ia vazhdoi edhe një mandat kryetares së Forumit të Gruas, znj. Valentina Bunjaku-Rexhepi. 
 
Nikoqirja e këtij tubimi, znj.Bunjaku-Rexhepi, falenderoi nga zemra për besimin delegatet dhe aktivistet e këtij forumi, duke shprehur mirënjohjen e saj të thellë për kontributin e të gjitha zonjave e zonjushave që nga fillimet e Forumit të Gruas e deri në ditët e sotme. 
“Gratë janë shtyllë e familjes dhe shoqërisë”- tha Bunjaku- Rexhepi para të pranishmeve. 
 
Natyrisht, ky kuvend nuk kaloi pa u përshendetur nga i pari i LDK-së në Gjilan dhe nënkryetari i parë i LDK-së, z.Lutfi Haziri.
Kryetari Haziri uroi gratë e LDK-së në Gjilan për procesin zgjedhor që kanë bërë tash e një muaj nëpër nëndegë, duke kulmuar me një kuvend madhështor në nivel të degës. 
“Gratë meritojnë dhe duhet të synojnë përfaqësim mbi 30%”- tha Haziri para grave gjilanase, duke shprehur falenderim për gratë e vendit të tij, që i kanë dhënë besim për mbi tri dekada. 
Ai paralajmëroi se me 28 maj do mbahet edhe një kuvend pune i rinisë së LDK-së, e nga mesi i qershorit të përfundohet procesi zgjedhor i degës me kuvendin e përbashkët të strukturave. Kryetari Haziri bëri thirrje për regjistrim të antarësisë në platformën online “ regjistrohuldk.org “, proces ky që ka filluar para disa muajve. 
 
Këtë kuvend e përshëndeti edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në nivel qendror, znj.Lirije Kajtazi.
Ajo uroi kryetaren Bunjaku-Rexhepi për rizgjedhjen e saj dhe falenderoi të gjitha gratë që nuk humbën asnjëherë besimin në LDK-në dhe në gratë e LDK-së, duke i përkrahur ato në procese të ndryshme. Ajo premtoi se do jetë zë i grave përmes politikës ashtu sic ka qenë për mbi 30 vite. 
 
Në këtë Kuvend u votua edhe Kryesia e Forumit të Gruas së Degës dhe delegatet e Degës për nivel qëndror. 
 
Kryetare e Forumit të Gruas- Valentina Bunjaku-Rexhepi
Nënkryetare të Forumit të Gruas- Nezahate Agushi-Omer, Amire Hoxha dhe Arta Hyseni
Sekretare- Lejla Ismajli- Miftari
Sekretare Teknike- Linda Bllaca

You Might Also Like