Te ndryshme

Enigmatët gjilanas për vizitë pune tek Shoqata e Karikaturistëve “Hithi” të Ferizajt!

 
Takimi i parë në Ferizaj, i dy shoqatave të fushave të ndryshme të natyrës, ajo e enigmatëve karshi karikaturistëve 
 
Takimi u mbajt në hapësirat e zyrës së Shoqatës së Karikaturistëve, “Hithi”, të qytetit të Ferizajt, në kuadër të përgatitjes së revistave si ajo e karikaturistëve, “Hithi”, poashtu asaj enigmatike, “Horizonti”.
Në takim morën pjesë, Shemsedin Kryeziu, Kryetar i ShE “Ndre Mjeda”, dhe anëtar i redaksisë së revistës “Horizonti”, Rasim Vllasaliu, redaktor dhe ilustrator I revistës, Islam Zuzaku, Qamil Llapashtica dhe Rexhep Hasani, anëtarë.
Nga redaksia e Shoqatës së Karikaturistëve. “Hithi”, morën pjesë, Imri Musliu, Kryetar dhe Besnik Rrustemi Koordinator.
Kryetari Kryeziu, e mirëpriti këtë takim në këtë fazë të hershme midis dy redaksive nga Gjilani e Ferizaj, që tregon shkallën e lartë të bashkëpunimit midis tyre, dhe më tej dha shkurtimisht informacionet në lidhje me punët e redaksisë së “Horizontit”, e cila tashmë ka një kontinuitet të daljes së saj, e cila po pritet shumë mire nga lexuesit kosovarë si dhe tregoi për Takimet-garat e enigmatëve që do të mbahen në muajin tetor të këtij viti në Gjilan.
Më tej, Kryeziu, përshëndeti të pranishmit në emër të Shoqatës së Enigmatëve për mikëpritjen e bërë nga miqtë nga Shoqata e Karikaturistëve “Hithi” të Ferizajt.
Më tej, u biseduar për bashkëpunimin e dy redaksive për botimin e punimeve nga të dyja palëve respektive, lidhur edhe me rëndësinë që kanë revistat në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Anëtarët e dyja redaksive në fund të takimit u ndanë të kënaqur me bisedën e bërë për të lënë takime tjera në ngritjen dhe popullarizimin e enigmatikës por edhe asaj të karikaturës pa dallim.
Duhet cekur, poashtu një takim special që na mundësuan shokët nga Ferizaj, ishte takimi me një enigmat pasionant I fjalëkryqeve, zotëri Azem Qerkini, I cili na shpalosi dashurinë e tij që kishte për enigmatikën dhe enigmatët idhujtë e tij, si dr Zijadin Hasani dhe Xhevat Ruhani, enigmatë veteran të Kosovës. Ai, para nesh shpalosi një fjalëkryq gjigant (101X101) katrorë, gjë që paraqiste një të aritur record në fushën e enigmatikës.
Takimi u vlerësua shumë i rëndësishëm, sepse mundëson koordinimin e redaksive.
(Rexhë Hasani)

You Might Also Like