Gjilan

Ligjëratë vetëdijësuese në shkolla

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Sektorial dhe ai i Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan sot me datën 13.09.2024, në shkollën e mesme të ulët ‘’Rexhep Elmazi’’ në Gjilan kanë realizuar një ligjëratë vetëdijësuese për parandalimin e dukurive negative në shoqëri, me theks të veçantë substancave narkotikëve.

Ky projekt është organizuar nga nxënës të kësaj shkolle, i përkrahur nga psikologu i shkollës, në mbështetje nga UNICEF dhe në bashkë me drejtorinë e shkollës.

Interesimi i nxënësve gjatë ligjërimit ka qenë mjaft i madh, nxënësit kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim e çfarë do dukurie negative në mesin e shkollës të tyre.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

You Might Also Like