Gjilan

Drejtues të AAK-së në Gjilan bëjnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Sot, me kolegë bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në përvjetorin e rivarrimit dhe bashkimit të tyre në kodrën e cila pasqyron lavdinë tonë kombëtare.
Të rënët në altarin e lirisë janë të vetmit që e kanë kryer detyrën ndaj atdheut. Ata janë arsyeja që ne sot jetojmë të lirë, në vendin dhe shtetin tonë me shumë mundësi e pa pengesa. Dikur nuk kishim asgjë, sot kemi gjithçka.
Lavdi të rënëve për liri!
Mirënjohës përjetë të gjithë atyre që dhanë kontribut për atdheun në secilën etapë të historisë sonë!
Nazim Gagica, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

You Might Also Like