Klubi i Volejbollit Drita po i vazhdon përgatitjet për kampionatin që është në prag dhe në të njëjtën kohë po përgatitet edhe për Kupën Ballkanike që do të zhvillohet së shpejti.
KV Drita po qëndron në Krushevë të Maqedonisë së Veriut duke qenë mysafire e ekipit kampion të këtij vendi, Rabotniqkit nga Shkupi.
Siç ka theksuar Lorik Ilazi, kryetrajner i KV Drita, pikërisht me këtë ekip do të zhvillojnë dy miqësore, më 17 shtator në ora 19 dhe më 18 shtator. /kryelajmi.com/.