Sportet me dorë

Kastrioti prek finalen pas ndeshjes dramatike

Klubi i Volejbollit Kastrioti nga Ferizaj, pas një ndeshje dramatike që është zhvilluar këtë të enjte në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petrit” ia ka dalë që të plasohet në finale. Skenderaj, favorit në letër, mirë e nisi ndeshjen dhe në dy setet e para sigurt arriti të ngadhënjejë ,e rezultat 25: 18 dhe 25:23 dhe pritej që të luaj edhe setin e fundit dhe të ngadhënjejë. Por, lojtaret e këtij ekipi para kohe u gëzuan, ngase fillimisht Kastrioti arriti të fitojë setin e tretë me rezultat 25:22 dhe në setin e katërt pati eperësi  16:3, por nuk qëndruan , andaj rezultati u barazua në 24:24 dhe ferizajasit fituan me rezultat 26:24. Vashat nga Ferizaj luajtën mirë edhe në setin e fundit, të pestin që ishte dramatik dhe ngadhënjyen me rezultat 17:15.

You Might Also Like