Sportet me dorë

KH Zhegra shijon fitoren e parë

Klubi i Hendbollit Zhegra, anëtare e Superligës së Kosovës, ka shënuar fitoren e parë në këtë kampionat. Zhegranët që janë ballafaquar me Klubin e Hendbollit Llapi nga Podujeva, kanë ngadhënjyer me rezultat 27:24. Ekipi i Zhegrës këtë ndeshje e kishte zhvilluar si mysafirë, por kjo nuk i ka penguar djelmoshat që drejtohen nga Agim Shkodra që të shënojnë fitore. Zhegra që prej nismës së ndeshjes ka qenë më e mirë dhe fare nuk e ka sjellë në pikëpyetje fitoren.

You Might Also Like