KRONIKË E ZEZË

Arrestohet i dyshuari për disa vepra penale 

Gjilan, 27 shtator 2024     

 

Me datën 27.09.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan si rezultat i veprimeve operative – hetimore, ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin F.S. (mashkull kosovar). 

 

Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste të ‘’Vjedhjeve të shërbimeve’’, ‘’Falsifikimit të parasë’’ dhe në të paktën gjashtëmbëdhjetë raste ‘’Mashtrim’’, mashtrime kryesisht të taksive në forma të ndryshme duke ju marrë shuma të ndryshme të parave. 

 

I njëjti pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

You Might Also Like