LAJME

Pas shumë kohësh KV Drita – femrat njihet me humbjen

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani në konkurrencën e femrave e që është kampion i shumfishtë i Kosovës në volejboll, pas shumë kohësh është njoftuar me humbjen. Në kampionatin që sapo ka nisur, KV Drita ka hyrë me një ekip krejtësisht të ri, kështu që vashat e reja nuk mundën t’I bëjnë ballë ekipit të Prishtinës, nga të cilat pësuan me rezultat 1:3.

Në javën e dytë të Raiffeisen Superligës A për femra në volejboll, Prishtina 75 arriti të shkaktojë humbjen e parë të kampionit aktual, Dritës, pas një ndeshjeje të fortë dhe plot intensitet, duke triumfuar me rezultat 3-1.

Seti i parë: 24-26

Drita e filloi ndeshjen me qetësinë dhe përvojën e një kampioni, por Prishtina 75 nuk u dorëzua dhe luftoi për çdo pikë. Seti i parë u karakterizua nga aksione të gjata dhe një luftë e ashpër mes dy skuadrave. Drita arriti të mbante qetësinë në momentet vendimtare dhe e fitoi setin e parë me rezultat të ngushtë 24-26, duke kaluar në epërsi fillestare.

Seti i dytë: 25-22

Prishtina 75 reagoi fuqishëm pas humbjes së setit të parë, duke përmirësuar lojën në të gjitha fazat. Sulmet e tyre ishin më të organizuara, ndërsa mbrojtja funksionoi shumë mirë për të ndalur sulmet e Dritës. Seti shkoi drejt fundit me një rezultat të ngushtë, por Prishtina 75 arriti të mbyllë setin në favor të saj me 25-22, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm.

Seti i tretë: 25-22

Në setin e tretë, ekipi prishtinas tregoi se ishte plotësisht në lojë dhe i gatshëm për të vazhduar me ritëm të lartë. Ashtu si në setin e dytë, Prishtina 75 shfaqi një përqendrim të jashtëzakonshëm, duke përfituar nga disa gabime të kampioneve në fazën e sulmit dhe duke mbyllur sërish setin me rezultat identik 25-22, duke kaluar për herë të parë në epërsi 2-1 në sete.

Seti i katërt: 25-19

Seti i katërt ishte vendimtar për Prishtinën 75, që vazhdoi me intensitet të lartë dhe sulme të fuqishme. Drita, ndonëse luftoi për të rikthyer kontrollin, hasi në një Prishtinë të vendosur që nuk lejoi kthesë. Prishtina 75 arriti të mbyllë setin me rezultat 25-19, duke siguruar një fitore të madhe 3-1 ndaj kampionit në fuqi të Kosovës.

Kampionati Kosovës | Superliga A |Xhiro e 2-të

KV Prishtina 75 3-1 KV DRITA

(24:26, 25:22 ,25:22, 25:19)

KV DRITA

Stila FRESENIUS: 35 pikë

32 të fituara nga 64 sulme me 43%,

36 pranime me 61%,

3 Blloka dhe

16 pikë të humbura.

Yanira LOPEZ: 17 pikë

14 të fituara nga 38 sulme me 37%,

31 pranime me 23%,

2 Shërbim,

1 Bllok dhe

11 pikë të humbura.

Lina REXHEPI: 7 pikë

3 të fituara nga 6 sulme me 50%,

4 Shërbime dhe

1 pikë të humburë.

Tinga KQIKU: 5 pikë

4 të fituara nga 10 sulme me 40%,

1 Shërbime dhe

2 pikë të humburë.

Zanfina XHEMAJLI: 4 pikë

4 të fituara nga 12 sulme me 33%,

2 pikë të humbura.

Adelajda PRENGA:

18 pranime me 44% dhe

2 pikë të humbura.

You Might Also Like