Gjilan

Bëhet realitet rruga e përfolur tash 15 vjet

Bëhet realitet rruga e përfolur tash 15 vjet
Gjilan, 11 tetor
Ndërtimi i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit në gjatësi prej 2.2 kilometrash, po përfundon, dy javë pas nisjes së punimeve.
Kjo rrugë e përfolur për rreth 15 vjet, tashmë u bë realitet.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet.
Ai tha se: pas 14 ditësh nga fillimi i punimeve, po kryhet asfaltimi. Këtë javë do të përfundojë projekti i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit.
“2200 metra rrugë me vlerë 258,659.80 euro, për vetëm 2 javë”, tha Alban Hyseni.
Sinqerisht Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit

You Might Also Like