Sportet me dorë

SHMU „Selami Hallaqi“ kampionë në garat komunale në basketboll – konkurrenca e djemëve

Shkolla e Mesme e Ultë „Selami Hallaqi“ është shpallur kampione në garat e basketbollit për shkollat e mesme të ulta. Ata në finale të këtyre garave kanë mundur SHMU „Hello“ dhe me plotë meritë do t’a përfaqësojnë Gjilanin në garat rajonale që pritet të mbahen së shpejti. Një meritë të veçantë për këtë sukses të këtij ekipi ka profesoresha Teuta Maliqi – Mehmeti, e cila si është më së miri e ka përgatitur ekipin për këtë garë.

Ndryshe, Afrim Selimi, kryetar i Sportit Shkollor në Gjilan, ka thënë se sporti në komunën e Gjilanit po avancohet nga ditë në ditë dhe se shumë vende të para po sjellë nga garat republikane. Në basketboll këtë vit ishin pjesëmarrëse rreth 15 shkolla me një garë mjaft të fortë dhe interesante./kryelajmi.com/.

Rezultatet përfundimtare u arrijtën si në vijim:

Shml Djem

Vendi i parë –Gjimnazi i Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti “

Vendi i dytë -Shmt,,Mehmet Isai”

Shml vajza

Vendi i parë -Gjimnazi natyror,,Xhavit Ahmeti”

Shfmu Djem

Vendi i parë-Selami Hallaqi”

Vendi i dytë-Hello

Shfmu Vajzat

Vendi i parë -,,Mulla Idriz Gjilani”

Vendi i dytë-,,Abaz Ajeti”

Falënderim të veqantë për nxënësit për disiplinën e treguar si dhe mësimdhënësit për përkushtimin e treguar.

Ekipeve fituese ju dëshirojmë suksese më tutje në garat regjionale që do të

mbahen së shpejti.

You Might Also Like