Futboll

Drita u rikthehet fitoreve

Fitorja e parë e Dritës pas tri xhirove ka ardhur sot në duelin e luajtur ndaj Prishtinës në Gjilan. Për Prishtinën kjo ishte humbja e dytë me radhë në ligë.

Drita skuadrën nga kryeqyteti e mposhti 3-0 (Besnik Krasniqi (P) 22’, Albert Dabiqaj 24’ 88’).

Ndaj ish-skuadrës së tij, Besnik Krasniqi shënoi për 1-0 nga pika e bardhë në minutën e 22’. e dy minuta më pas epërsinë vendase e dyfishoi mesfushori Albert Dabiqaj. Kështu, pjesa e parë u mbyll 2-0 për Dritën.

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes kaloi me vendasit në kontrollë të saj. Dyshja Rron Broja e Albert Dabiqaj në mesfushën vendase ishin në ditën e tyre më të mirë, duke dominuar plotësisht mesin e fushës dhe duke mos lënë kryeqytetasit të rrezikonin seriozisht.

Gjithçka u vulos në minutën e 88’, kur Albert Dabiqaj shënoi për përfundimtaren 3-0. Pas dy gjuajtjeve rresht të Dritës, njëra prej të cilave përfundoi në shtyllë e tjetra u dëbua nga Ardit NikaAlbert Dabiqaj me lehtësi e çoi topin në rrjetë dhe ndeshja më nuk kishte histori.

Nëse Drita e fiton të paktën njërën nga dy ndeshjet e mbetura, do t’i prijë Superligës, e Prishtina për momentin ndodhet në vendin e pestë.

You Might Also Like