Sportet me dorë

KV Drita – femrat fiton bindshën ndaj Prishtina ’75

KV DRITA 3-0 KV PRISHTINA ‘75
25:17, 25:16, 25:19
Në ndeshjen e xhiros së 9-të të Raiffeisen Superligës A për femra, KV Drita siguroi një fitore të pastër 3-0 ndaj KV Prishtina ‘75, duke dominuar në çdo set.
Seti i parë u karakterizua nga një lojë e kontrolluar nga Drita, e cila ruajti epërsinë gjatë gjithë kohës dhe e mbylli setin me rezultat 25-17.
Seti i dytë solli dominim të mëtejshëm të Dritës, me sulme të sakta dhe një mbrojtje të fortë, duke e përfunduar setin në favor të tyre 25-16.
Seti i tretë pa një përpjekje nga Prishtina ‘75 për të rikthyer balancën, por Drita ruajti kontrollin dhe e mbylli setin 25-19, duke siguruar kështu fitoren e plotë 3-0.
Statistikat e lojtareve të Dritës:
KV DRITA
Stila FRESENIUS: 24 pikë
24 të fituara nga 47 sulme me 51%,
15 pranime me 73% dhe
10 pikë të humbura.
Yanira LOPEZ: 17 pikë
13 të fituara nga 28 sulme me 46%,
3 Shërbim,
1 bllok,
19 pranime me 32% dhe
7 pikë të humbura.
Lina REXHEPI: 8 pikë
6 të fituara nga 14 sulme me 43%,
2 Shërbime dhe
4 pikë të humbura.
Zanfina XHEMAJLI: 4 pikë
2 të fituara nga 10 sulme me 20%,
1 shërbim,
1 bllok dhe
4 pikë të humbura.
Tuana JERLIU: 1 pikë:
1 të fituat nga 5 sulme me 20% dhe
3 pikë të humbura.
Rita MUSLIU: 1 pikë:
1 shërbime dhe
1 pikë të humbur.
Adelajda PRENGA:
13 pranime me 31% dhe
pikë të humbura nuk pati.

You Might Also Like