Libri

Në kuadër të “Vjeshtës Letrare të Gjilanit” u fol për romanin “Vegjetariania” të nobelistes së sivjeme për letërsi Han Kang

Në Bibliotekën e Qytetit “Fan Noli” në Gjilan, në kuadër të EDICIONIT të 15-të TË MANIFESTIMIT “VJESHTA LETRARE E GJILANIT…. në organizim të Ars Club-it “Beqir Musliu”, një promovim i rrallë e i rëndësishëm. U fol për romanin “Vegjetariania” të nobelistes së sivjeme për letërsi Han Kang, shkrimtare e Koresë Jugore .Këtë roman e botoi “ONUFRI”, Tiranë më 2019.

Për nobelisten Han Kang dhe romanin e saj VEGJETARIANIA, ligjëruan:

– Liridonë Mehmeti nga Ars Clubi “Beqir Musliu”,

– Afrim Demiri, shkrimtar,

– Gjylshen Betrisha, albanologe,

– Anton Nikë Berisha, studiues i letërsisë dhe

– Prend Buzhala, kritik lettrar.

Fillimisht, u lexua shkrimi përkthyesit Bujar Hudhri, President i Shtëpisë botuese ONUFRI nga Tirana.

Fragmente nga romani deklamoi Zanë Mali, poete.

Drejtues i kësaj veprimtarie ishte Sabit Rrustemi, shkrimtar.

You Might Also Like