Kryetari Hyseni: KultQendra edhe pak është gati
Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e qendrës kulturore në lagjen Dardania në Gjilan. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve kanë dalë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë Rini e Sport Kushtrim Zeqirin, drejtorin e Teatrit të qytetit Erson Zymberin dhe artistë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se kanë vizituar punimet në qendrën e re gjigante kulturore për Gjilanin, qytetin e kulturës.
“Me një hapësirë shumë të madhe, në një super lokacion, po krijojmë për qytetarët e Gjilanit, por edhe të gjithë Kosovën, sallë alternative për teatrin, kinemanë dhe galerinë e qytetit”, tha Alban Hyseni.
Ai ka ndarë edhe pamjet e para nga ky mega-projekt.
I pari i Komunës së Gjilanit më tej shtoi se kjo është për Gjilanin që është vatër e artistëve më të mirë të vendit, për Gjilanin e artit dhe kulturës.