Viti

Punimet në sheshin e qytetit të Vitisë afër përfundimit

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpuntorë, kanë vizituar sot punimet që janë duke u realizuar në rregullimin e sheshit të qytetit.
Më konkretisht, sot është duke u bërë asfaltimi i rrugës rreth parkut të qytetit dhe rruga përskaj Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, e cila bën lidhjen me rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se ashtu siç kemi premtuar qyteti i Vitisë do të merr krejt pamje tjetër dhe se komuna e Vitisë vetëm viteve të fundit, ka ndërtuar dhe krijuar disa sheshe që do të jenë në shfrytëzim për qytetarët vitias dhe vizitorët. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi u njoftua edhe me dinamikën e punimeve që po zhvillohen, të cilat pritet të përfundojnë së shpejti.
Përndryshe komuna e Vitisë viteve të fundit ka investuar dhe rregulluar sheshin në Pozheran, sheshin “Nijazi Azemi-komandant Mjekra”, sheshin e ri deri tek posta e qytetit dhe atë me kalldrëm përskaj të lumit “Morava e Binçës”.

You Might Also Like