Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi të mbajtur me banorët e lagjeve Kodra e Dëshmorëve, Rruga e Prishtinës dhe Rruga e Ferizajt në Gjilan, prezantoi kandidatët për deputetë të kësaj partie.
Në fjalën e tij, Abdixhiku veçoi Dr. Besim Guda, kandidat me numrin 70, duke theksuar rolin e tij të pazëvendësueshëm si profesionist.
“Doktori i zemrës, Besim Guda, me një doktor më pak në Gjilan, na bën më shumë hajr në Kuvend”, tha Abdixhiku, duke nënvizuar rëndësinë e përfaqësimit të fuqishëm në institucionet shtetërore.
Ky mesazh u mirëprit nga të pranishmit, të cilët shprehën mbështetjen për kandidaturën e Dr. Guda dhe vizionin e LDK-së për zhvillimin e vendit.