Gjilan

Alban Hyseni bën thirrje që të votohet buxheti për vitin 2025

Hyseni: 2 mijë e 419 punëtorë në Gjilan mbesin pa paga për shkak të opozitës
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur një konferencē për medie për të informuar qytetarët për mos miratimin e buxhetit nga opozita.
Ai tha se: Të nderuar qytetarë, Gjilani po përballet me një situatë alarmante për shkak të bllokadës politike nga opozita.
“Mosmiratimi i buxhetit të vitit 2025 ka sjellë një ngërç të rëndë, i cili rrezikon që nga muaji mars të na përballë me një situatë ku ne mbesim pa mjete për pagat e 2 mijë e 419 punëtorëve komunalë”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës, shtoi se kanë bërë gjithçka për të menaxhuar situatën me buxhetin minimal të ndarë nga qeveria, por pa miratimin e Kuvendit Komunal, as pagat dhe as investimet kapitale nuk mund të ekzekutohen.
Kryetari Hyseni, tregoi, se për këtë arsye, nesër në ora 09:00 kanë thirrur një seancë urgjente.
“I bëj thirrje opozitës që të reflektojë dhe të mos përdorin këtë situatë zgjedhore për manovra politike që nuk i bëjnë nder vetëm qytetarëve të komunës tonë”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

You Might Also Like