Sportet me dorë

Çerekfinalja e parë e play-offit për femra, Drita humb nga Prishtina ’74

Drita 1:3 Prishtina ‘75

Setet: 18:25, 25:19, 16:25, 15:25

Prishtina ‘75 ka triumfuar në ndeshjen e parë të çerekfinales së Play-Off-it ndaj Dritës, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale.

Kryeqytetaset u treguan më të organizuara dhe efektive në fazat vendimtare të ndeshjes, duke e fituar me rezultat bindës 3:1.

Ndeshja u zhvillua në Prishtinë, për shkak të renovimit të palestrës në Gjilan, por kjo nuk e ndihmoi Dritën që të përfitonte nga pozita si “vendas”.

Kjo ishte përballja e parë në serinë e çerekfinales – skuadra që arrin dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale, ku do të përballet me Fer Volley, fituesen e sezonit të rregullt.

Seria vazhdon me sfidën e dytë, ku Drita kërkon reagimin, ndërsa Prishtina ‘75 synon të mbyllë llogaritë dhe të kalojë tutje.

You Might Also Like