Futboll

Gjilani sërish pëson, kësaj radhe nga kampioni

SC Gjilani ka shënuar edhe një humbje të radhës, kësaj radhe ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit nga Suhareka me rezultat minimal.

Goli i vetëm u shënua në minutën 31, një top që po shkonte drejt fundores, Geralb Smajli e zuri te vija e fundores, harkoi në brendi dhe aty u gjet qendërsulmuesi Adetunji, i cili me kokë, mbi duart e portierit Bllaca e futi topin në rrjetë.

Në minutën 37, Geralb Smajli gjuajti nga largësia, por topi u përplas për traverse dhe u kthye në fushë.

Në minutën 39 janë përplasur  kokë më kokë Halili e Bilali dhe në këtë rast më tepër është dëmtuar lojtari i Gjilanit, i cili me barelë u nxor jashtë dhe është dashur të zëvendësohet.

Në pjesëlojën e dytë Gjilani luajti më mirëm u përpoq që të barazojë, por nuk ia doli dhe pësoi humbjen e radhës. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like