Pas fitores 1:0 ndaj Dritës, kryetrajneri i Ballkanit Ilir Daja ka theksuar:
“Gëzimi është evident kur luan gjithmonë karshi Dritës, që mban pozicionin e dytë në tabelë dhe Ishte përballja jonë e parë, sepse kemi pasur një ndeshje të shtyrë. Lojtarët e dyja ekipeve u pa që nuk kishin energjinë e madhe në këmbët e tyre. Por u vendos nga një gjuajtje e mirë e Dellovës, pastaj edhe zëvendësimet i dhanë besim grupit. Përveç marrjes së pikëve të plota, fitorja lehtëson edhe anën psikologjike të lojtarëve, pasi mposhtëm rivalin direkt për titull të kampionit”.