Prishtina të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mposhti Dritën me rezultat 3:0.
Prishtina e kishte fituar edhe ndeshjen e parë gjysmëfinale në Gjilan me rezultat 1:0, andaj me rezultat të përgjithshëm 4:0 siguroi paraqitjen në finale. Ndryshe nga kampionati, ku Drita po dominon, në kupë u mpsoht dy herë nga Prishtia, e cila në finale do të luaj me Llapin e Podujevës.
Dy gola për Prishtinën i shënoi Ardian Muja në minutat 10 dhe 39 dhe Albin Krasniqi në minutën 44.