Kaula Haziri, doli e shtata e Europës në diciplinën Individuale në Kampionatin Europian të Boullingut për Juniorë në Samsun Turqi.
Deri në momentet e fundit ajo renditej e 2-ta por ishte e pafat në lojën e fundit, ku humbi pikë më shumë se që duhej dhe e humbi renditjen jasht 4-es për të vazhduar në finalen e top 4-es dhe u rendit e 5-ta në grupin e saje dhe e 7-ta në renditje të përgjithëshme.

Pa dyshim se ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Kaula Hazirin dhe për Federatën e Boullingut të Kosovës sepse ishte hera e parë që ajo po merr pjesë në Kampionat Europian të Juniorëve dhe renditet në top 7-të Lojtaret më të mira të Europës.
Ne jemi Krenarë me Kaula Hazirin.
