NËNKAMPION I KOSOVES NË VOLEJBOLL 2024/25
Jemi Krenar me këta djelmosha dhe këtë super skuader që me moshë mesatare prej 20.2 vjet arrijmë në majat e volejbollit Kosovar, me këta djelmosha ishim finalist të Kupes dhe Finalist i Play-offit duke arritur të jemi Nënkampion i Superliges pasi në Finale mposhtemi 3-1 me ndeshje kundër skuadres së Ferizajit të cilëve ju urojmë për titullin Kampion.
Sezonen e ardhshme DRITA si nënkampion do të marrë pjesë për herë të parë në histori të klubit në garat europiane.
KY ËSHTË VETËM NJË FILLIM I MBARË PËR DRITEN – TASHMË JEMI NË RRUGË TË DREJTË DHE DRITA NUK DO TË NDALET ASNJËHERË! SHIHEMI SEZONEN E ARDHSHME! AKOMA EDHE SHUMË GJËRA TË BUKURA NA PRESIN PËRPARA!
Faleminderit nga zemra secilit lojtarë për super emocionet që na keni dhuruar këtë edicion, stafit të trajnerëve e kryesisë së klubit, secilit donatorë e njerëz të mirë që na kanë qëndruar afër, faleminderit drejtorisë së kultures, rinisë e sportit e komunes së Gjilanit.