OPINION

Komuna e Gjilanit me standarde të dyfishta për maturantët tanë – këtë vit edhe organizim edhe subvencionim, vitin e kaluar veç ANULIM

Grsa Avdiu, këshilltare e LDK-së
Vitin e kaluar, maturantët e shkollave të mesme në Gjilan u privuan nga ekskursionet, me arsyetimin se ishte një vendim për të mirën e tyre. U tha se nuk kishte kushte, siguri e buxhet.
Sivjet, papritur, maturantët e shkollave të njejta u lejuan të udhëtojnë, madje me entuziazëm e të përkrahur nga komuna.
Pyetja është e thjeshtë:
Çfarë ndryshoi brenda një viti?
A u përmirësua buxheti, u rrit siguria, apo thjesht u ndryshua vullneti politik për kalkulime parazgjedhore?
Të rinjtë tanë meritojnë trajtim të barabartë, jo vendime selektive që varen nga interesi i kohës.
Konsistenca dhe transparenca janë minimale në një qeverisje të drejtë.
Maturantëve dhe mësimdhënësve, ju urojmë të kaloni mirë dhe të ktheheni shëndosh e mirë në Gjilan! Të krijoni kujtime të bukura të cilat do t’i mbani mend përjetë!

You Might Also Like