Futboll

Drita mposht Egnatian në miqësore

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, ka treguar forcë në përballjen miqësore kundër kampionit të Shqipërisë, Egnatia duke e mposhtur me rezultat 2-0 në Bansko të Bullgarisë, ku dy skuadrat po zhvillojnë fazën përgatitore.
Blerim Krasniqi dhe Liridon Balaj ishin autorët e golave për Dritën.
Edhe pse në këtë takim trajneri Zekirija Ramadani nuk startoi me yjet e formacionit të parë, Drita tregoi forcë duke dominuar një kundërshtar cilësorë.
Një test serioz për Dritën dhe një paralajmërim për rivalët në Evropë dhe kampionat.

You Might Also Like