Futboll

Një kroat te SC Gjilani

Mario Zebić është lojtari më i ri i SC Gjilani. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të klubit kuq e bardhë, të cilët pritet që nesër të fillojnë stërvitjet.

Mario Zebić është i lindur në vitin 1995, pra është një futbollist 30-vjeçar, i cili luan në mbrojtje dhe që ka bërë karrierë në shumë ekipe jashtë Kroacisë. Ai ka luajtur edhe në Gjermani, Slloveni, Poloni, Rumani dhe në Vietnam.

Ekipet më të njohura ku ai ka luajtur kanë qenë në elitën e futbollit polak në ekipin Korona Kielce, sikurse edhe në elitën e futbollit rumun te Arges Pitesti.

Në karrierën e tij ai ka luajtur edhe për ekipet Adritik, Dugopolje, Sonthofen, Primorac, Imotski, Primorac, Varzhdin, Tabor Sezhana, Song Lam Nghe An, Mazya dhe Habar. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like