Gjilan

Po bllokohen proceset zhvillimore në Komunën e Gjilanit

Postim i drejtorit Enver Shabani:
Kuvendi Komunal i Komunës së Gjilanit përkatësisht opozita LDK ,PDK dhe VATRA edhe sot me datë 03.07.2025 sikur edhe në seancat e kalume tash e disa muaj bllokojnë proceset zhvillimore në Komunën e Gjilanit, duke mos aprovuar kerkesen për përfshirjen në rend ditës tri propozimet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik për diskutim dhe miratim nga Kuvendi Komunal:
1. Faljen e Borxheve të akumuluara ne emër të Taksës Komunale për biznese gjatë viteve 2000-2019 me vlerë totale te borxhit prej 1,760,985,29 €
2. Lirimin nga taksa komunale për biznese për vitin 2025,
3. Strategjinë për Zhvillimit Ekonomik Lokal 2024-2031,
Kjo bllokadë nga opozita (LDK, PDK dhe VATRA) është një goditje direkte ndaj qytetarëve dhe komunitetit të biznesit dhe si e tillë është e motivuar nga inatet politike dhe është e papranueshme.
Komiteti për Politikë dhe Financa fillimisht ka aprovuar që këto iniciativa të hyjne në rend dite për diskutim dhe miratim në seancat e Kuvendit Komunal, mirëpo për fat të keq në të gjitha seancat e fundit të Kuvendit Komunal, partitë opozitare LDK, PDK dhe VATRA kanë bllokuar të njejtat duke i hequr nga rendi i ditës pas asnjë arsye të vetme.
Kjo qasje destruktive ndikon drejtëpërdrejtë në mosrealizim të objektivave zhvillimore dhe pengon zhvillimin ekonomik lokal, krijimin e vendeve të reja të punes, realizimin e projekteve infrastrukturore dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Këshilltarët opozitar të këyre tre subjekteve kanë vendosur të vënë interesat e tyre politike para interesave të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit. Ky veprim tregon mungesë vizioni dhe gatishmërie për të ecur përpara me projekte ambicioze, që janë jetike për komunën tone.
Ky mos miratim po ashtu ndikon negativisht edhe në performancën e Komunës së Gjilanit si dhe pengon tërheqjen e investimeve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal.
I bëjmë apel këshilltarëve komunal të opozitës që të reflektojnë dhe të jenë konstruktiv dhe sa më shpejt që të jetë e mundur të aprovojnë këto iniciativa të cilat do të ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik lokal dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe të bizneseve të Komunës së Gjilanit

You Might Also Like