Te ndryshme

RRUGA NUE MARTIN GASHI NË GJILAN

Komisioni për emërtimin e rrugëve në Komunën e Gjilanit, sot më 07.07. 2025, ka shqyrtuar propozimin tim dhe ka marrë vendim, që një rrugë te Lagjja Bregu i Djegur në Gjilan, të emërtohet me emrin, Nue Martin Gashi!
I zoti i Shtëpisë Bazë të UÇK-së, Bashkëshorti i Nënës së UÇK-së, Stanë Pjetër Gashi, Babai i luftëtarëve të lirisë, ushtarëve të UÇK-së Filip, Fatmir, Viktor dhe ushtares File Gashi, Baca Nue Martin Gashi, është emër i madh dhe figurë e shquar e faqeve të lavdishme të luftës së armatosur, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Kamë knaqësinë e madhe që në cilësinë e propozuesit të falenderoj Komisionin e Emërtimit të Rrugëve të Gjilanit!
Faleminderit i nderuar Kryetar dhe të nderuar anëtar të Komisionit për Emërtim të Rrugëve të Gjilanit!
Lavdi e përjetshme të pavdekshmit Bacës Nue Martin Gashi!
Ismet Sylejmani,
Gjilan, 7 Korrik 2025!

You Might Also Like