Te ndryshme

A.R. Katana e Uji DEA shembull për mbështetjen e sportistëve

A.R.Katana e Uji DEA janë shembull se si ndihmohen sportistët e shumë veprimtari tjera edukative e kulturore, duke dëshmuar se janë krah i fuqishëm në momentet kur kërkohet mbështetje nga kompanitë vendore. Është e pamundur që të zhvillohet një aktivitet në komunën e Gjilanit, e që këto dy biznese mos t’ju dalin në mbështetje çdo individi, sportistit e njerëzve nevojtarë. Një gjë të tillë e kanë vërtetuar edhe me boksierin profesionist, Leotrim Rexhepin, të cilët në tri raste ku i ka zhvilluar tri luftëra ishin mbështetësit kryesorë, duke i hapur rrugë karrierës së boksierit Leotrim Rexhepit duke e ndihmuar me mjete financiare. Përpos, që kanë ndihmuar dhe dyert e tyre janë vazhdimisht të hapura për çdo sportistë ata dallohen edhe me mikpritjen bujare të tyre, për tu ndier me komoditet e për t’i dëgjuar hallet të cilat parashtrohen për përkrahje, duke të bërë të ndjehesh mirë me ngrohtësinë të cilën të ofrojnë. A.R.Katana e Uji Dea, janë shembull se si duhet respektuar sportistët, e njerëzit të cilët kanë nevojë për mbështetjen e tyre dhe me ngrohtësinë të cilën të ofrojnë. Qyteti i Gjilanit, sportistët dhe të gjithë ata njerëz të cilët kanë kërkuar mbështetje nga këto kompani, asnjëherë nuk janë kthyer duarthatë. Duhet të jemi krenar që në mesin e qytetit tone, kemi këto dy biznese prestigjioze , që dyert e tyre asnjëherë nuk janë të mbyllura për popullin e tyre, ndërsa mbështetja e tyre na bënë krenarë dhe të lumtur që kemi rast të takojmë njerëz të kësaj kategorie me zemër të madhe për popullin e tyre.

You Might Also Like